Connect with Us

VIDEO/ Supergol me roveshatë në kampionatin grek, nipi i Sokol Kushtës i surprizon të gjithë

Sport

VIDEO/ Supergol me roveshatë në kampionatin grek, nipi i Sokol Kushtës i surprizon të gjithë

Publikuar

-

Një supergol i sulmuesit shqiptar, Kristian Kushta, po bën xhiron e mediave në Greqi. Kryevepra e 23-vjeçarit me një gol alla-Ibrahimoviç në një ndeshje të vlefshmë për Ligën e Dytë greke vetëm një ditë më parë, po vlerësohet që tani nga mediat helene si goli më i bukur i vitit.

Pas një krosimi nga krahu i djathtë, Kushta kontrollon topin me gjoks, e më pas me një roveshatë përfektë realizon një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 20-të të ndeshjes Karaiskakis-OF Ierapetra. Vlonjati luan me këtë të fundit gjatë këtij sezoni, ndërsa takimi përfundoi 2-3 për skuadrën e tij dhe Kushta u bë autor i dy golave.


Video e gotit të barazimit të përkohshëm tashmë është objekt diskutimi në çdo media në Greqi. Madje, këto të fundit nuk harrojnë të kujtojnë edhe Sokol Kushtën, pasi Kristiani është nipi i legjendës vlonjate. Qendërsulmuesi 23-vjeçar është prodhim i akademisë së PAOK-ut, por me selanikasit nuk arriti të luante në elitën e futbollit grek.

Ai është nën kontratë me PAOK-un që prej vitit 2016, por çdo sezon është huazuar. Fillimisht luajti në Sllovaki te Zemplin Mihalovce dhe Slavoj Trebishov, ndërsa më pas u rikthye në Greqi për t’u aktivizuar në ekipet e Ligës së Dytë si Aiginiakos, Karaiskakis dhe së fundmi OF Ierapetra.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Trembet Interi, Bayerni hidhet në sulm për Hakimin

Publikuar

-

Nga

Ashraf Hakimi bëri një kampionatin perfekt me Interin. Në fundjavën e kaluar ai dhe klubi zikaltër u shpallën kampionët e Serisë A për sezonin aktual.

Ish-lojtari i Borusias së Dortmundit ishte një nga protagonistët kryesorë me shtatë gola dhe gjashtë asiste për Interin, duke patur një meritë të madhe në fitimin e titullit.

Pas vetëm një viti, mbrojtësi i shpejtë mund të largohet nga Milano, sepse me sa duket Bajerni Mynihut po e mendon seriozisht një transferim të tijin në Gjermani. Të paktën kështu raporton “Münchner Zeitung tz”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Momenti që po bën xhiron e rrjetit, Hazard feston kualifikimin e Chelseat

Publikuar

-

Nga

Çelsi mposhti Realin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions-it me rezultatin 2-0, duke u kualifikuar për në finalen e madhe të Stambollit, ku blutë e Londrës do të përballen më 29 maj ndaj Mançester Sitit.

Titullar në përballjen e sotme, ishte edhe Eden Hazard, ylli belg, i cili në të kaluarën ka qenë pjesën e Çelësit. Në fundin e takimit, Hazard, është parë duke buqëshur dhe duke “festuar” me ish-shokët e tij. Kjo sjellje e belgut, nuk iu ka pëlqyer tifozëve të Realit, teksa të shumta kanë qenë kritikat në rrjetet sociale për 30-vjeçarin.

LEXO TE PLOTE

Sport

Po rikthehet në Superiore/ Dinamo tenton Elis Bakajn

Publikuar

-

Nga

Dinamo është vetëm 3 pikë larg Kategorisë Superiore. Mjafton vetëm një fitore me Vorën dhe ëndrra e madhe do të bëhej realitet. U bënë 9 vite që blutë përpëliten në inferiore dhe kurrë nuk kanë qenë më pranë rikthimit në “bazë”.

Në klub as që e diskutojnë realizimin e këtij misioni, aq sa kanë filluar të punojnë për merkaton e sezonit 2021-2022. E para “dhuratë” që drejtuesit kanë projektuar, është ajo e Elis Bakajt. Nuk bëhet fjalë vetëm për një dëshirë, por shumë më shumë se kaq.

“Panorama Sport” mëson se klubi ka nisur zyrtarisht kontaktet me fantazistin, duke i bërë edhe ofertë konkrete. Vetë presidenti Ardian Bardhi në intervistën e parë që dha për gazetën e pati paralajmëruar se nuk do të kurseheshin për të përforcuar ekipin dhe në harkun kohor të një jave kanë filluar negociatat e para.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: