Connect with Us

Nga organi i akuzës, këshilltar në KLP/ 38 vjet prokuror me dy apartamente

Vetingu

Nga organi i akuzës, këshilltar në KLP/ 38 vjet prokuror me dy apartamente

Publikuar

-

Mbledhja e KLP/ Zbardhen vendime e marra

Nga organi i akuzës, këshilltar në KLP/ 38 vjet prokuror me dy apartamente

Prokurori Z.Mihallaq Bleta ushtron funksionin e magjistratit që prej vitit 1982, pasi është emëruar prokuror në stazh në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Ai ka një eksperiencë profesionale rreth 38 vite në punë si Prokuror dhe ka punuar në Prokuroritë e Librazhdit, Durrësit, Apelit Durrës, Prokurori të Përgjithshme dhe aktualisht në Lezhë.

Me datë 12.02.2020 pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka marrë një kërkesë nga prokurori Mihallaq Bleta, i cili prej një viti është i komanduar si Këshilltar pranë KLP dhe ka rishfaqur vullnetin për t’u komanduar në pozicionin e Këshilltarit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë
KLP e ka pranuar kërkesën e tij duke ia shtyrë afatin e komandimit me një vit tjetër, që aktulialisht i bie të ketë mbaruar.

Për prokurorin Bleta, hetimet-Vetting, kanë nisur në Qershor 2020, pra në kohën që ai ishte këshilltar në KLP.
Në aspektin profesional nuk rezulton i lakuar dhe do të jetë Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, institucioni që do të hedhë dritë mbi të kaluarën e tij profesionale, për më shumë se 38 vite si prokuror.

Sa i përket pasurisë, të ardhurat burojnë nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Patundshmëritë që ai deklaron janë një apartament 3+1 me vlerë 5 milion lekë një tjetër apartament 56 m2 me vlerë 65 000 euro, i blerë në vitin 2009 me kredi.

Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Mihallaq Bleta, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.
Viti 2003
Ap 3+1 me vlerë 5 milion lekë.
Autoveturë Benz me vlerë 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme, 1,54 milion lekë.
Të ardhura nga paga (nuk kuptohet), 0,31 milion lekë.
Kredi bankare me vlerë 5 milion lekë.

Viti 2004
Depozitë bankare në bono thesari me vlerë 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme, 1 520 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Ndërmarrjen e Ujësjellësit në Tiranë, 390 000 lekë.

Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme, 1 600 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Ndërmarrjen e Ujësjellësit në Tiranë, 400 000 lekë.

Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme, 1 556 063 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Ndërmarrjen e Ujësjellësit në Tiranë, 415 025 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Pa shlyer 4 676 000 lekë.

Viti 2007
I kanë vjedhur makinën Benz në Durrës, me vlerë 500 000 lekë.
Blerë makinë Benz, me vlerë 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Përgjithshme, 1 920 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Ndërmarrjen e Ujësjellësit në Tiranë, 480 000 lekë.
Kursime, 700 000 lekë.

Viti 2008
Kursime 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 922 981 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 600 000 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare, 150 000 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Vijon.

Viti 2009
Blerë banesë, 56 m2 me vlerë 65 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 284 639 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 513 600 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Vijon.
Shlyerje detyrimi për pagesën e shkollës, 274 000 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 325 459 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 720 000 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Vijon.
Shlyerje kredie banese, 5 000 euro. Mbeten edhe 13 000 euro.
Kunati ka paguar vlerën 15 000 euro.
Shlyerje detyrimi për pagesën e shkollës së fëmijëve 300 000 lekë.

LEXO EDHE:  Dy herë në Vetting/ Prokurori Adnan Kosova drejt “gijotinës”?

Viti 2011
Tërhequr nga depozita e bonos së thesarit, 700 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 380 440 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 780 000 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Vijon.
Shlyerje kredie banese, 5 000 euro. Vijon.
Kunati ka paguar vlerën 15 000 euro. Shlyer 10 000 euro.
Shlyerje detyrimi për pagesën e shkollës së fëmijëve 300 000 lekë.

Viti 2012
Bono thesari me vlerë 300 000 lekë.
Kursime, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 259 445 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si punonjëse e Ujësjellësit, Tiranë, 750 680 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Vijon.

Viti 2013
Blerë autoveturë Benz, 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 124 086 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si punonjëse e Ujësjellësit, Tiranë, 836 000 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Vijon.
Overdraft, për blerje autoveture. Shlyer 380 000 lekë. Pa shlyer 200 000 lekë.

Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 458 839 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si punonjëse e Ujësjellësit, Tiranë, 820 000 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Vijon.
Overdraft, për blerje autoveture. Shlyer 200 000 lekë.

Viti 2015
Gjendje në cash, 1 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 339 586 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Vijon.
Bashkëshortja ka shitur autoveturën Benz me vlerë 500 000 lekë.
Bono thesari në emër të bashkëshortes, 400 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si punonjëse e Ujësjellësit, Tiranë, 636 000 lekë.

Viti 2016
Gjendje cash, 1 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 504 028 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Vijon.
Bono thesari në emër të bashkëshortes, 400 000 lekë.
Dëmshpërblim për bashkëshorten nga UKT për largim nga puna, 288 293 lekë.
Asistencë nga Zyra e Punës në Tiranë, për bashkëshorten, 47 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si inxhiniere në një kompani private, 296 280 lekë.

Viti 2017
Gjendje cash, 1 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 600 776 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Pa shlyer 1 896 000 lekë.
Llogari rrjedhesë e Xhoi Bleta nga pensioni i gjyshit nga mamaja, 85 000 lekë.
Pagë intershipi e Xhoi Bleta, 17 000 lekë.
Bono thesari në emër të bashkëshortes, 400 000 lekë.
Gjendje e pagës së bashkëshortes si inxhiniere në një kompani private, 320 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si inxhiniere në një kompani private, 246 900 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga interesat e bonos së thesarit, 8 500 lekë.

Viti 2018
Gjendje cash, 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Prokuroria e Lezhës, 1 462 408 lekë.
Kredi për banesë me shumën 5 000 000 lekë. Pa shlyer 1 611 600 lekë.
Bono thesari në emër të bashkëshortes, 400 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga interesat e bonos së thesarit, 6 672 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si inxhiniere në dy kompani private, 337 872 lekë dhe 200 000 lekë.
Dëmshpërlim për bashkëshorten për largim nga puna me vendim të Gjykatës së Apelit, 1 114 000 lekë.
Llogari rrjedhesë e Xhoi Bleta nga pensioni i gjyshit nga mamaja, 62 000 lekë.
Pagë intershipi e Xhoi Bleta, 59 500 lekë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Pasuria “i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancave dëgjimore vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

KPK ka gjetur probleme për katër huadhënie me interes nga ana e Avdiut si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë.

Avdiu e ka konsideruar të pavërtetë raportin e KPK-së dhe e ka quajtur hetimin administrativ të KPK të përciptë dhe të nxituar. Fillimisht u ndal në përllogaritjen e shpenzimeve të Komisionit për periudhën 1994-2002. Avdiu ka këmbëngulur  se ishte e padrejtë që shpenzimet janë konsideruar në vlerën 66% të të ardhurave.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

LEXO EDHE:  Lëvizte me armë pa leje/ Në pranga 21-vjeçari

LEXO EDHE:  Lëvizte me armë pa leje/ Në pranga 21-vjeçari

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan./CNA.al

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Albert Murçaj.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Relatorja Çiftja sqaroi se nuk janë gjetur pobleme në deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Komisioni konstaton se prokurori Murçaj kishte pasur burime edhe për krijimin e gjendjes cash. Por është konstatuar mospërputhje midis vlerës së pasqyruar në deklaratën veting në shumën 750 mijë lekë dhe cash-it në fund të vitit 2016 në vlerën 1 milion e 230 mijë lekë.

Prokurori Murçaj deklaroi se mospërputhja e gjendjes cash kishte ardhur si pasojë e një lapsusi nga ana e tij. Ai shtoi se është evidentuar shtesa, por nuk është shënuar tek gjendja cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për shtëpinë e prindërve në Shkodër që përdoret nga subjekti i rivlerësimit.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 16 dhjetor 2020

LEXO EDHE:  Aksion për kapjen e një personi/ Shkëmbim zjarri mes policisë dhe të shpallurit në kërkim

Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj rezultonte me balancë pozitive në të gjithë vitet.
Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit Vlorë/ Komisioneri Publik apelon vendimin

Publikuar

-

Nga

KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit Vlorë/ Komisioneri Publik apelon vendimin

Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, në datën 1 mars 2021 konfirmoi në detyrë gjyqtaren e  Gjykatës së Apelit Vlorë, Iliba Bezati.

Dy raporte negative nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar u përmbysën nga Komisioni gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar me 24 shkurt.

Sipas ILDKPKI, Bezati kishte bërë deklarim të pasaktë, nuk kishte burime të ligjshme të pasurisë, kishte fshehje pasurie, kishte bërë deklarim të rremë dhe bashkëshorti ishte në kushte të konfliktit të interesit.

KPK rrëzoi gjatë relatimit pjesën dërrmuese të këtyre gjetjeve, ndërsa vuri në dukje vetëm pasaktësi në deklarimet vjetore, bilance negative prej rreth 600 mijë lekësh dhe mosdeklarimin e një trualli të trashëguar nga bashkëshorti.

Por pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi nga Komisioneri Publik, i cili ka ankimuar në KPA vendimin e shkallës së parë të vettingut.

Njoftimi i plotë i Komisionerit Publik:

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Iliba Bezati, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Komisioneri Publik konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, pasi të ketë kryer vetë Kolegji një hetim dhe vlerësim të plotë të rezultateve të hetimit administrativ për subjektin e rivlerësimit, të vendosë, në mënyrë alternative, lënien në fuqi të vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose ndryshimin e tij.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: