Connect with Us

Kërkonte para në emër të kryeministrit Rama/ Pasuria e prokurorit që “shpëtoi” 30 vjeçarin

Vetingu

Kërkonte para në emër të kryeministrit Rama/ Pasuria e prokurorit që “shpëtoi” 30 vjeçarin

Publikuar

-

Kërkonte para në emër të kryeministrit Rama/ Pasuria e prokurorit që “shpëtoi” 30 vjeçarin

Prokurori Arben Agovi prej dy muajsh është vënë nën hetim nga Vettingu.

Agovi, të gjithë karrierën e ka të përqëndruar në zonën e Kurbinit, Mirditë dhe më vonë në Lezhë, ku ndodhet aktualisht. Në duar të tij kanë kaluar disa raste, të cilat janë raportuar në opinionin publik.

Prokurori Agovi u lakua pas “shpëtimit” të një 30 vjeçari, që mblidhje para në emër të kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se Arjan Meli u raportua nga Policia, pasi kishte hapur një llogari në rrjete sociale me emrin “Rilindje”, ku kishte postuar një status në emër të kryeministrit Edi Rama, përmes të cilit u kërkonte qytetarëve të solidarizohen dhe të kontribuojnë me para për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Ai kishte lënë në dispozicion edhe në dy numra llogarie, që në të vërtetë ishin llogari private të tij. 30 vjeçari arriti të dilte nga burgu për shkaqe shëndetësore.

Prokurori Arben Agovi shfrytëzoi nenin 59 të kodit Penal kërkesë që u pranua nga gjyqtarja Ornela Naqellari, e cila vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim të mbetur pa vuajtur për të pandehurin dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 3 vitesh.

Prokurori Agovi është lakuar në media edhe për dënimin që ka kërkuar për gazetarin Leon Molla. Ky i fundit akuzohej për nxitje të urrejtjes, si organizator i protestës së 31 dhjetorit 2017, ku shkatërrua flamuri turk i cili ishte vendosur në digën e Hidrocentralit të Qafë Mollës në Mirditë.

Prokurori, Arben Agovi kishte kërkuar 3 vite heqje lirie për Mollën, por gjykata dha një dënim më të butë ndaj tij, dy vite burg. Këto janë disa nga çështjet që karakterizojnë anën profesionale të prokurorit Agovi, ndërsa në aspektin pasuror, rezulton se të vetmet të ardhura i ka nga paga.

Patundshmëria që ai deklaron është një apartament 2+1 dhe garsioner me vlerë 1.9 milionë lekë. Në këto pasuri ai deklaron se zotëron 1/3.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Arben Agovi, sipas të dhënat e ILDKPKI-së.

Viti 2003
Ap 2+1 ku zotëron 1/3.
Garsonier me vlerë 1.9 milion lekë, ku zotëronn 1/3.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mirditë, 659 344 lekë.

Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mirditë, 1 035 000 lekë.

Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mirditë, 897 240 lekë.

Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mirditë, 1 071 178 lekë.

LEXO EDHE:  Edhe gomari të bën të pasur

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mirditë dhe në Lezhë 1 263 802 lekë.

Viti 2008
Kursime nga paga si prokuror, 250 000 lekë.
Kursime të nënës, përfituar nga pensioni i vdekjes së babait, 55 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 049 270 lekë.

Viti 2009
Shtuar kursimet me 250 000 lekë.
Kursime të nënës, përfituar nga pensioni i vdekjes së babait, 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 198 115 lekë.

Viti 2010
Shtuar kursimet me 250 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 231 091 lekë.

Viti 2011
Blerë autoveturë, Mercedez Benz, me vlerë 5 700 euro.
Shtuar kursimet me 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 102 087 lekë.
Pensioni i nënës, 156 000 lekë.

Viti 2012
Kursime, cash, 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 912 769 lekë.
Pensioni i nënës, 166 760 lekë.
Të ardhura nga shitja e automjetit Mercedez Benz, 400 000 lekë.

Viti 2013
Kursime, cash, 870 000 lekë.
Blerë makinë Daimler Chrysler, me vlerë 270 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 046 035 lekë.
Pensioni i nënës, 166 760 lekë.

Viti 2014
Kursime nga paga + 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 020 007 lekë.
Pensioni i nënës, 14 400 lekë.

Viti 2015
Kursime me gjithë shtesa 1 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 258 167 lekë.

Viti 2016
Cash nga kursimet me gjithë shtesa, 1 300 000 lekë.
Hapur llogari në emër të djalit me vlerë 5 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 333 759 lekë.

Viti 2017
Cash nga kursimet 1 100 000 lekë.
Shpenzuar 300 000 lekë dhënë një avokati për përfaqësim në Gjykatën e Tiranës.
Llogari në emër të djalit me vlerë 5 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 331 147 lekë.

Viti 2018
Cash nga kursimet 1 100 000 lekë.
Llogari në emër të djalit me vlerë 5 000 lekë.
Marrë dëmshpërblim me vendim gjykate në shumën 2 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 309 318 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Pasuria “i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancave dëgjimore vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

KPK ka gjetur probleme për katër huadhënie me interes nga ana e Avdiut si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë.

Avdiu e ka konsideruar të pavërtetë raportin e KPK-së dhe e ka quajtur hetimin administrativ të KPK të përciptë dhe të nxituar. Fillimisht u ndal në përllogaritjen e shpenzimeve të Komisionit për periudhën 1994-2002. Avdiu ka këmbëngulur  se ishte e padrejtë që shpenzimet janë konsideruar në vlerën 66% të të ardhurave.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

LEXO EDHE:  Kapet në Lezhë i shumëkërkuari nga drejtësia italiane/ Ja për çfarë akuzohet

LEXO EDHE:  Qytetari denoncon fabrikën e përpunimit të zorrëve në Lezhë

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan./CNA.al

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Albert Murçaj.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Relatorja Çiftja sqaroi se nuk janë gjetur pobleme në deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Komisioni konstaton se prokurori Murçaj kishte pasur burime edhe për krijimin e gjendjes cash. Por është konstatuar mospërputhje midis vlerës së pasqyruar në deklaratën veting në shumën 750 mijë lekë dhe cash-it në fund të vitit 2016 në vlerën 1 milion e 230 mijë lekë.

Prokurori Murçaj deklaroi se mospërputhja e gjendjes cash kishte ardhur si pasojë e një lapsusi nga ana e tij. Ai shtoi se është evidentuar shtesa, por nuk është shënuar tek gjendja cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për shtëpinë e prindërve në Shkodër që përdoret nga subjekti i rivlerësimit.

LEXO EDHE:  Qytetarët i drejtohen kutive/ Vijon pa probleme procesi i votimit  

LEXO EDHE:  Gjendet i pajetë një person në Lezhë/ Dyshimet e para

Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj rezultonte me balancë pozitive në të gjithë vitet.
Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit Vlorë/ Komisioneri Publik apelon vendimin

Publikuar

-

Nga

KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit Vlorë/ Komisioneri Publik apelon vendimin

Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, në datën 1 mars 2021 konfirmoi në detyrë gjyqtaren e  Gjykatës së Apelit Vlorë, Iliba Bezati.

Dy raporte negative nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar u përmbysën nga Komisioni gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar me 24 shkurt.

Sipas ILDKPKI, Bezati kishte bërë deklarim të pasaktë, nuk kishte burime të ligjshme të pasurisë, kishte fshehje pasurie, kishte bërë deklarim të rremë dhe bashkëshorti ishte në kushte të konfliktit të interesit.

KPK rrëzoi gjatë relatimit pjesën dërrmuese të këtyre gjetjeve, ndërsa vuri në dukje vetëm pasaktësi në deklarimet vjetore, bilance negative prej rreth 600 mijë lekësh dhe mosdeklarimin e një trualli të trashëguar nga bashkëshorti.

Por pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi nga Komisioneri Publik, i cili ka ankimuar në KPA vendimin e shkallës së parë të vettingut.

Njoftimi i plotë i Komisionerit Publik:

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Iliba Bezati, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Komisioneri Publik konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, pasi të ketë kryer vetë Kolegji një hetim dhe vlerësim të plotë të rezultateve të hetimit administrativ për subjektin e rivlerësimit, të vendosë, në mënyrë alternative, lënien në fuqi të vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose ndryshimin e tij.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: