Connect with Us

Skandal në spitalin e Dibrës së Madhe/ Drejtori shpërblen veten dhe bashkëshorten, “harron” mjekët.

Denoncim

Skandal në spitalin e Dibrës së Madhe/ Drejtori shpërblen veten dhe bashkëshorten, “harron” mjekët.

Publikuar

-

Skandal në spitalin e Dibrës së Madhe/ Drejtori shpërblen veten dhe bashkëshorten, “harron” mjekët.

Fiks Fare denoncoi një skandal të ndodhur në spitalin e Dibrës së Madhe , në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me bonuset që Ministria e Shëndetësisë ka akorduar për personelin që shërben në repartin e Covid 19.

Personat që luftojnë në vijën e parë me virusin covid 19 në Dibër në Maqedoninë e Veriut përfitojnë nga Ministria e Shëndetësisë 30.000 dinarë bonus (rreth 600 euro). Por këtë bonus nuk e kanë marrë pikërisht këta njerëz siç është stafi i urgjencës që shkon në shtëpi të njerëzve që shfaqin shenja të sëmundjes. Edhe pse rrezikojnë shëndetin e tyre dhe e meritojnë bonusin nga ministria e shëndetësisë stafi i urgjencës është përjashtuar .

Në vend të tyre bonusin 30.000 dinarë e kanë përfituar njerëz të tillë si Baki Alili me status drejtor i spitalit, Bukurije Alili me status gruaja e drejtorit dhe Sihana Koleci që mban statusin gruaja e sekretarit të spitalit.Gazetarët e Fiksit disponojnë edhe listat e personave që kanë përfituar bonusin ku përfshihen këta persona . Gazetarët gjithashtu vërtetojnë se çfarë pune bëjnë këta persona për të përfituar bonusin 30.000 dinarë dhënë nga ministria e shëndetësisë për të gjithë ata që janë në vijën e parë në luftën kundër virusit.

Bashkëshortja e drejtorit punon në recepsionin e spitalit për pranimin e pacientëve për analiza. Gruaja e sekretarit punon si vaksinatore ,ndërkohë vetë drejtori i spitalit është mjek otorinolaringolog.Por a duhet ta përfitojnë këta persona bonusin? Gazetarët e emisionit Fiks Fare shkojnë të marrin një përgjigje në spital. Në këtë institucion takojnë drejtorin Baki Alilin . Ai thotë se për këtë gjë nuk mund të flas pasi vetë ai është në konflikt interesi dhe nuk mund të dalë kundër vetes së tij. Në zyrë drejtori thërret gjithashtu edhe sekretarin, bashkëshortja e të cilit ka fituar bonusin.Drejtori shprehet se sekretari ka punuar shumë kohët e fundit dhe meritonte një bonus, por ngaqë nuk kishin si ta justifikonin bonusin për sekretarin këtë bonus ja kanë kaluar të shoqes. Gazetarët i kërkojnë një dokument drejtorit që tregon si është shpërndarë bonusi herën e parë dhe herën e dytë, por drejtori mohon të ketë një dokument të tillë. Pra bonuset janë ndarë pa pasur një listë të personave që i kanë përfituar dhe firmosur për marrjen e tij.

LEXO EDHE:  Tentoi të vrasë një person/ E pëson keq 41-vjeçari

Gazetarët e pyesin se kush ka hartuar listën për personat që përfitojnë bonusin dhe drejtori përgjigjet se e kanë bërë bashkarisht si staf. Ndërkohë Fiksi e pyet se përse janë lënë jashtë kësaj liste persona që e meritojnë? Duke pranuar se janë përjashtuar nga kjo listë personat që janë në vijën e parë në luftën kundër virusit si stafi i emergjencës përgjigjia nga ana e drejtorit është se i kanë ‘respektuar’ njëherë këta persona. Gjithashtu i pyetur nga Fiksi drejtori pohon se nuk është e dokumentuar me shkresë, por nga ministria e kanë marrë në telefon duke i thënë atij se ka vepruar në mënyrën e duhur për shpërndarjen e bonusit.

Gazetarët e Fiksit telefonojnë zv Ministrin e Shëndetësisë z. Ilir Hasanin për të marrë një përgjigje më të detajuar për këtë problem. Zv ministri Hasani mohon kategorikisht që të jetë në dijeni të kësaj problematike, por që i duhet kohë për të marrë informacionin e duhur dhe më pas do të kthejë përgjigje për emisionin Fiks Fare!/TCH

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Fiks Fare/ 68 vjeçarja, 15 vjet në dyert e Gjykatës dhe hipotekës për të regjistruar 637 metra katrorë!

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ 68 vjeçarja, 15 vjet në dyert e Gjykatës dhe hipotekës për të regjistruar 637 metra katrorë!

Një 68 vjeçare po endet prej 15 vitesh në dyert e gjykatës dhe hipotekës për të regjistruar 637 m² truall në afërsi të banesës.

Rexhina Hila ka 8 vendime gjykate, disa të formës së prerë dhe sërish Hipoteka nuk ia njeh këto vendime. Gjykata e Apelit Administrativ ka urdhëruar Kadastrën e Shkodrës t’ia regjistrojë, por këta të fundit nuk ia regjistrojnë, pasi pretendojnë se ka mbivendosje me disa banorë që ende nuk u është regjistruar dhe s’kanë marrë certifikata për pronat!

Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” u ankua zonja Rexhina, e cila thotë se ka filluar gjyqet që në vitin 2006, ku kërkonte t’i regjistrohej një pronë prej 1200 metra katrorësh.

Në vitin 2008, Gjykata e Shkodrës ka vendosur ta njohë pronere për 1200 m2 dhe detyron Hipotekën t’ia regjistrojë. Apeli i Shkodrës dhe Gjykata e Lartë e lënë në fuqi këtë vendim. Më pas, në 2014, Gjykata e Shkodrës urdhëron ZVRPP të regjistrojë pronën e zonjës Rexhina. Çështja shkoi në Apel, që vendosi ta dërgonë çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë. Kjo gjykatë, në mars 2016, e riktheu në Shkodër, ku iu dha e drejtë sërish zonjës Rexhina. Çështja shkoi në vitin 2019 në Gjykatën e Apelit Administrativ. Kjo e fundit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, pra rëgjistrimin e 637 m2. Por, nga viti 2019, e deri në vitin 2021, Kadastra e Shkodrës ia ka refuzuar.

“Jam 68 vjeçe, e vetme po përballem për të regjistruar 637 metër katrorë. Kam regjistruar gjysmë dhe gjysmën tjetër më sorollasin. Kam 8 vendime gjyqësore, nga të tria shkallët po sërish më thonë jo. Nuk e di çfarë të bëj më, vetëm ju të Fiksit më ndihmoni. Ja kjo është prona, pas shtëpisë sime. Kam shkuar andej e këndej dhe do luftoj deri në fund. Gjykatat ma kanë dhënë, janë bërë 15 vjet gjyqe” thotë me lot në sy zonja.

LEXO EDHE:  Përhapja e koronavirusit nga ashensorët/ Teknologjia gjen zgjidhjen

LEXO EDHE:  Mbi 84 milionë të prekur nga koronavirusi në gjithë botën

Gazetarët shkojnë bashkë me Rexhinën në zyrën e Kadastrës në Shkodër. Drejtori dhe juristja pohojnë se e kanë trajtuar disa herë dhe ia kanë refuzuar regjistrimin me arsyetimin se ka sërish mbivendosje. Gazetarët e pyesin se me cilët persona ka mbivendosje dhe nëse këta persona e kanë regjistruar apo jo pronën. Juristja pohon se personat e tjerë nuk kanë marrë akoma certifikatë pronësie. Pyetjes se përse nuk zbatohen vendimet e gjykatave, pasi edhe ZVRPP ka qenë palë dhe nëse do ishte kundërshtime i bën në seancë, juristja thotë se ka sërish mbivendosje! Gazetarët i bëjnë me dije se është vendim i formës së prerë dhe personat e tjerë s’kanë certifikatë. Por, juristja dhe drejtori pohojnë se ky vendim është marrë nga kjo zyrë, nga paraardhësit e tyre, dhe tani është në “dorën” e zyrës qendrore. Në fund pohojnë se prioritet në regjistrim kanë vendimet, por sërish zonja Rexhina po endet në dyert e këtij institucioni prej shumë vitesh.

Pas kësaj përgjigje, gazetarët pyesin përmbaruesin që është marrë me këtë çështje. Edhe ai ka ngelur i befasuar nga vendimmarrja e Kadastrës, ndërsa pohon se nuk e kupton përse nuk e zbatojnë. Ka bërë edhe një kallëzim penal për kadastrën, procedim që është i regjistruar në prokurorinë e Shkodrës për hetime./TCH

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Qytetarja ankohet për nivelin e ujit në liqenin që përdoret për peshkim/ Drejtori i Kullimit: Prioritet për mua është…

Publikuar

-

Nga

Qytetarja ankohet për nivelin e ujit në liqenin që përdoret për peshkim, drejtori i Kullimit: Prioritet për mua është…

Emisioni “Stop” në Tv Klan sot ka udhëtuar drejt fshatit Thanë të Lushnjes. Daniela Krasniqi është përfaqësuese e biznesit, që ka fituar të drejtën për peshkim në vitin 2012 , por ajo shprehet se që prej fillimit të kontratës, që ka afat 10-vjeçar, ky biznes është sulmuar.

Daniela Krasniqi për mikrofonin e “Stop” ka treguar se familja e saj ka fituar të drejtën për të hedhur rasat në liqenin e Thanës dhe të peshkojnë. Por sipas saj që prej nisjes së biznesit kanë pasur shumë problematika.

Po ashtu Krasniqi tregon se ajo nuk është njoftuar as nga Bordi i Kullimit të ujit Fier, që e menaxhon këtë rezervuar, lidhur me nivelin e ujit në liqen, gjë që ka shkaktuar humbje të shumta në biznesin e saj, pasi rasati i hedhur ka ikur me rrjedhën e ujit.

Lidhur me këtë akuzë nga qytetarja, emisioni “Stop” i është drejtuar Bordit të Kullimit Fier dhe komunikojnë me drejtorin Ledio Gjyla. Ai shprehet, se lëvizja e ujit rregullohet sipas një grafiku, që biznesi nuk e ka marrë, pasi qëllimi parësor i këtij liqeni, është ujitja dhe jo peshkimi.

Drejtori: Unë jam drejtori i Ujitjes dhe Kullimit Fier, prioriteti numër 1 për mua është fermeri, është ujitja e tokave bujqësore. Flasim për kuotat e rezervuarit. Kemi në kontratë, që kuota minimale për të ruajtur faunën dhe florën, është 24.5 m. momentalisht është 25.7, mos gaboj.

Në një pikë të kontratës shkruhet, që firma e peshkimit duhet të marrë grafikun e rezervuarit. Firma nuk është paraqitur asnjëherë për këtë gjë, që të marrë grafikun. Në kontratë nuk është e shkruar, që unë ta mbaj nivelin 24, 25 apo 26. Firma është e detyruar të vijë, të marrë grafikun mujor.

Gazetarja: Sot, që flasim, cili është grafiku i mbushjes me ujë dhe i shkarkimit?

Drejtori: Sot do të shkarkohet dhe do të vejë në kuotat minimale, që të lejon fauna dhe flora.

Gazetarja: Sa kohë do të qëndrojë në kuota minimale?

Drejtori: Deri në periudhën, që fillon vaditja. Nuk do të ngrihet më niveli.

Gazetarja: Ju keni mundësi, që të punoni gjatë kësaj kohe?

Denoncuesja: Po, tani është koha.

Denoncuesja në bashkëpunim me “Stop” i kërkuan drejtorit të kullimit grafikun e shkarkimit të liqenit, por ky i fundit edhe pse shprehet i gatshëm që do e jepte në çdo kohë, por nuk e kishte një të tillë dhe e shkroi pas insistimit të gazetares.

LEXO EDHE:  Covid “prek” selinë blu/ Rezulton pozitiv zyrtari i PD

LEXO EDHE:  A duhet të marrë Shqipëria vaksina nga Kina dhe Rusia?/ Mjekja: Të shihet si mundësi

Drejtori: Kur do vini, që të bëjmë grafikun, që të jemi transparentë, të rregullt, pa pasur konflikte? Kur të doni, më lini dhe një numër kontakti, që t’u lajmërojmë, për çdo shqetësim, që keni!

Gazetarja: Drejtor, ju nuk keni një grafik ekzistues?

Drejtori: Jo, s’kemi, se është e detyruar firma, të vijë, të marrë grafikun.

Denoncuesja: Ju duhet ta bëni muaj për muaj, paçka se nuk kam ardhur ta marr unë. Unë jam budallai i historisë. Ti, që je i rregullti në punë, pse nuk e ke bërë?

Drejtori: Kur s’ke ardhur 8 vite.

Denoncuesja: Po ku e ke?

Drejtori: Sepse grafiku bëhet bashkërisht, duke ardhur dhe ju këtu.

Gazetarja: Në qoftë se nuk keni patur një grafik, i bie që hapja dhe mbyllja është bërë me hamendje?

Drejtori: Jo, kush tha, që s’kemi grafik?!

Gazetarja: Në qoftë se e keni, jepjani që tani!

Drejtori: Unë po them, që të vijnë zotërinjtë në fjalë dhe të marrin grafikun!

Gazetarja: Nuk keni një grafik drejtor!

Drejtori: Jo! Kemi grafik.

Gazetarja: Nxirreni grafikun!

Drejtori: Të vijnë zotërinjtë dhe po ashtu…

Denoncuesja: Tani, mos të vij nesër prapë!

Gazetarja: 2 minuta ta gjeni, jo ta shkruani…!

Nga ana tjetër zëvendësministri i bujqësisë Roland Kristo, sqaron se janë 2 kontrata, një kontratë me Ministrinë e Bujqësisë ose me pjesën e peshkimit dhe një kontratë me autoritetin, që menaxhon ujin. Në qoftë se kanë lëvizur nivelet e ujit, atëherë duhet të shihet ai, që ka prishur atë pjesë të kontratës.

Zv/Ministri: Janë 2 kontrata, një kontratë me Ministrinë e Bujqësisë, ose me pjesën e peshkimit për zhvillimin e aktivitetit të peshkimit. Ka dhe një kontratë me autoritetin, që menaxhon ujin. Problemi i menaxhimit të ujit, është problem, që ai ka me kontratën e dytë, që ai ka me Bordin e Kullimit.

:Ne si peshkim, shikojmë i ka hedhur sasinë e nevojshme të rasatit, aq sa ka deklaruar në plan-biznes dhe kjo është pjesa, që ne kontrollojmë. Në qoftë se ka lëvizur nivelet e ujit, atëherë do të merret me atë, që i ka prishur atë pjesë të kontratës, që merret me menaxhimin e ujit./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Ndërtoi çezmë në vend të mirë për vajzën autike, gjobitet me 5 milionë lekë

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Ndërtoi çezmë në vend të mirë për vajzën autike, gjobitet me 5 milionë lekë

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Gjirokastër, institucion i cili i ka vendosur një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra një personi që kishte ndërtuar një çesmë publike. Kosta Goxha kërkoi ndihmën e emisionit “Fiks Fare” se, vitin e kaluar, gjatë pandemisë ka rregulluar çesmën e besimtarëve në lagjen Kordhocë, si bamirësi për komunitetin dhe për vajzën e tij autike.

“Vitin e kaluar fillova të ndërtoj një çesmë për besimtarët e kësaj zone. Ne kemi festën e Ujit të Bekuar dhe i gjithë fshati jonë vinte në këtë vend, në Kordhocë. Është një ‘vend i mirë’ dhe më parë në këtë vend ka qenë vetëm një depo ujëmbledhëse. Unë e sistemova me gurë. Në fillim i preva disa metra më larg dhe më pas, me ndihmën e komunitetit, i ngjita deri këtu” thotë Kosta, ndërsa tregon edhe çesmën që është në një kodër, ku një pjesë e rrugës është shumë e keqe dhe me pjerrësi të madhe. “Më kanë dhënë para’ edhe banorët e kësaj lagje, pasi ishte për qellim të mirë. Unë e ndërtova për qetësinë e familjes sime. Kam një vajzë autike dhe e bëra për qëtësinë e familjes sime” vijon ai, ndërsa shton se më parë vendi ishte me baltë.

“Unë vetëm sa sistemova rrjedhën e ujit. E bëra të gjithën me krahë. Nga gurët, te tubët madje edhe te projekti. Të gjithin vetë. Por, një ditë më vijnë këtu policë bashkiakë, të rendit. Ata të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Sikur të kisha bërë ndonjë gjë. Më shoqëruan në polici, më mbajtën disa orë. Sikur të isha kriminel. Dhe tani më ka ardhur një shkresë nga IMT që më kanë vendosur një gjobë 5 milionë lekë të vjetra. Ku t’i gjejë këto para. Unë e ndërtova për qetësinë shpirtërore dhe për të lënë diçka pas. Madje, edhe gjatë pandemisë” thotë Kosta.

Pas ankesës, grupi i Fiks Fare udhëtoi në fshatin Jorgucat, në banesën e z.Kosta Goxha. Ai i tregon gazetarëve se vajzën 26 vjeçe e ka me aftësi të veçanta. Aq e veçantë është sa ka bërë me dhjetëra piktura. “Është autike dhe bën piktura. Në fillim bënte disa vizatime ndërsa tani vetëm piktura. I radhit dhe i sistemon gjërat e saj. I kemi vendosur kudo të gjitha pikturat. Jemi me fat që e kemi. Përpos problemeve, na ka bërë njerëz më të mirë. Djali e kuptoi këtë aftësi. Ajo nuk flet dhe bën piktura. Unë çesmën për këtë e bëra. Për qetësinë e familjes sime. Asnjë gjë më shumë” thotë Kosta.

LEXO EDHE:  “Pritet verë e qetë”/ Brataj: Pranvera e vitit tjetër mund të shënojë fundin e pandemisë!

LEXO EDHE:  Përhapja e koronavirusit nga ashensorët/ Teknologjia gjen zgjidhjen

Fiksi bisedoi me kryeplakun e Jorgucatit, i cili tha se është një familje në nevojë. “I gjithë ai komunitet ka një ditë të veçantë ku festojmë për Ujin e Bekuar. Shkojnë në Kordhoc dhe Kosta e ribëri çesmën. E rregulloi rrjedhën e ujit. Të gjithë ne e dimë se e bëri për qetësinë e tij. Për vajzën. E ndihmuan edhe të tjerët me ndihma. Po i kanë vënë 5 milionë lekë gjobë. Ku ti gjejë ai” thotë kryetari i fshatit.

Fiks Fare bisedoi edhe me ish-kryeinspektorin e IMT-së, Bexhet Baxhella. Ai thotë se është në dijeni të problemeve sociale të z.Goxha, por e ka vendosur sipas ligjit pasi atje ishte vendosur tulla dhe llaç. Gazetarët e pyesin se për ndërtimin e asaj çesme kanë kontribuar të gjithë. Madje, edhe punëtorë të tjerë. Ai pohon se, me aq informacion sa ka arritur të mbledhë, ka rezultuar se z.Goxha ka qenë investitor. Dhe të tjerët e kanë ndihmuar. Fiksi e pyet se ku e mori këtë informacion, ndërsa na thotë se për atë ndërtim është lajmëruar nga policia bashkiake dhe lokale dhe ka vepruar konform ligjit. Në fund, Fiks Fare e pyet se çfarë do të ndodhë me çesmën dhe a do të prishet pasi është “ndërtim pa leje”? Z.Bexhet përgjigjet se nuk do të prishet “nuk parashikohet në ligj, ai ndërtim do të konfiskohet në favor të bashkisë!”./ tch

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: