Connect with Us

Prokurori i denoncuar për mitmarrje/ Si e shpëtoi bashkëshortja-gjyqtare nga drejtësia?

Vetingu

Prokurori i denoncuar për mitmarrje/ Si e shpëtoi bashkëshortja-gjyqtare nga drejtësia?

Publikuar

-

Prokurori i Lezhës Erjon Shehaj, ka bërë xhiron e mediave si prokurori që e shpëtoi baskëshortja gjyqtare nga “duart” e drejtësisë.
Avokati shkodran Dedë Guri ka akuzuar prokurorin Erjon Shehajn, bashkëshortin e gjyqtares Enerjeta Shehaj, se e ka ndaluar padrejtësisht, pa asnjë fakt, me qëllim që t’i merrte para njërit prej klientëve të tij.

Guri, sipas BW, është shprehur se përmes shantazhit dhe veprimeve të paligjshme, prokurori i Lezhës, Erjon Shehaj, kërkoi të kishte lidhje të drejtpërdrejta me klientin e tij për t’i zhvatur para.

Avokati ka shkuar edhe më tej duke hedhur akuza, ndaj bashkëshortes së prokurorit, gjyqtares administrative, të shkallës së parë, Tiranë, Enerjeta Shehaj, që sipas tij ka ndikuar në sistemin e drejtësisë, për të shpëtuar bashkëshortin e saj prokuror, të cilin e pati kallëzuar për shpërdorim detyre. Sipas avokatit, çështja ndaj prokurorit, u pushua nga organi i akuzës në Kurbin dhe për këtë shkak vendosi ta kërkonte të drejtën në gjykatë, por teksa priste vendimin, gjyqtarja Enerjeta Shehajn për të shpëtuar të shoqin thirri në takim gjyqtaren Marcela Shehu që po shqyrtonte çështjen.

Avokati ka thënë se ka prova në lidhje me takimin mes dy gjyqtareve Shehaj- Shehu.

Ky skandal është denoncuar në media në Qershor të vitit 2020, dhe nuk dihet nëse organet si KLGJ dhe KLP, e kanë shqyrtuar rastin në fjalë.
Prokurori Shehaj, është vënë nën hetimet Veting, fundin e vitit 2020. Deri në vitin 2012, ai ka punuar si oficer i Policisë Gjyqësore dhe më pas është bërë prokuror, ku është emëruar në Lezhë.

Sa i përket pasurisë, rezulton se në vitin 2009 ka porositur një shtëpi banimi me sipërfaqe 75 m2 me vlerë 48 000 Euro. Si burim financiar deklaron një kredi prej 4 000 000 lekësh dhe një hua marrë prej 2 500 000 lekë nga babai i tij.

Gjithashtu, ai deklaron se ka 330 000 lekë të mbetura nga borxhi i marrë nga një person, për të likuiduar pjesën e pashlyer nga vlera totale prej 2400 euro të apartamentit. Më vonë në vitin 2014, prokurori ka revokuar kontratën e sipërmarrjes për apartament me sipërfaqe 75 m2 lidhur në 2009 dhe me po të njëjtën kontratë është bërë një premtim shitblerje i një apartamenti me sipërfaqe 84 m2 plus 10 m2 sipërfaqe e përbashkët. Vlera shtesë e revokimit dhe premtimit për shitblerje është 13 500 euro.

Me datë 29.10.2016, prokurori deklaron se ka marrë në përdorim mjetin tip Benz, në pronësi të kunatit, ndërkaq ka shpenzuar 300 000 lekë për blerjen e një automjeti tip Benz prodhim i 2005.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Erjon Shehu.
Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si opgj tek Krimet e Rënda, 65 142 lekë në muaj.

Viti 2012 (Deklarata fillestare)
Shtëpi banimi 78 m2 me vlerë 48 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si opgj tek Krimet e Rënda, 321 452 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Gjykata e Kavajës, 312 806 lekë.
Kursime, 300 000 lekë.
Kredi për blerje shtëpie, 4 000 000 lekë.
Hua në vlerën 2 500 000 lekë.
5% e pashlyer nga çmimi në total e pasurisë së paluajtshme me vlerë 2 400 euro.

Viti 2012 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues si opgj tek Krimet e Rënda, 321 452 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë, 459 395 lekë.
Shpërblim, 9 000 lekë.
Kursime, 500 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Gjykata e Kavajës, 815 090 lekë.
Shpërblim në emër të bashkëshortes, 9 000 lekë.
Kredi për blerje shtëpie, 4 000 000 lekë.Vijon.
Hua në vlerën 2 500 000 lekë. Pa shlyer 1 900 000 lekë.
5% e pashlyer nga çmimi në total e pasurisë së paluajtshme me vlerë 2 400 euro.

LEXO EDHE:  Denoncim nga të prekurit e tërmetit/ Shtabi i emergjencave vjedh fondet

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë, 946 274 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Gjykata e Kavajës, 682 754 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Gjykata Administrative, Tiranë, 65 190 lekë.
Kursime 500 000 lekë.
Kredi për blerje shtëpie, 4 000 000 lekë.Vijon.
Hua në vlerën 2 500 000 lekë. Pa shlyer 1 900 000 lekë.
Hua në vlerën 14 000 euro.
5% e pashlyer nga çmimi në total e pasurisë së paluajtshme me vlerë 2 400 euro.

Viti 2014
Është revokuar kontrata e sipërmarrjes e lidhur në vitin 2009. Me këtë kontratë është bërë premtim shit-blerje, të një ap 84 m2 +10 m2 sip e përbashkët dhe anuluar gjithçka e përcaktuar kontratën e parë. Shtuar vlera 13 500 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë, 1 097 414 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Gjykata Administrative, Tiranë, 991 819 lekë.
Kursime, 250 000 lekë.
Kredi për blerje shtëpie, 4 000 000 lekë.Vijon.
Hua në vlerën 2 500 000 lekë. Pa shlyer 1 500 000 lekë.
Hua në vlerën 14 000 euro.
Këst i pashlyer për pasurinë e paluajtshme me vlerë, 2 900 euro.

Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë, 1 074 377 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Gjykata Administrative, Tiranë, 995 702 lekë.
Kursime, 300 000 lekë.
Kredi për blerje shtëpie, 4 000 000 lekë.Vijon.
Hua në vlerën 2 500 000 lekë. Pa shlyer 1 300 000 lekë.
Hua në vlerën 14 000 euro.
Këst i pashlyer për pasurinë e paluajtshme me vlerë, 2 900 euro.

Viti 2016
Blerë Benz me vlerë 300 000 lekë.
Akt përdorimi për benzin e kunatit.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë, 1 089 467 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Gjykata Administrative, Tiranë, 249 386 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga raporti i lindjes, 452 344 lekë.
Kursime, 350 000 lekë.
Kredi për blerje shtëpie, 4 000 000 lekë.Vijon.
Hua në vlerën 2 500 000 lekë. Pa shlyer 1 100 000 lekë.
Hua në vlerën 14 000 euro.
Këst i pashlyer për pasurinë e paluajtshme me vlerë, 2 900 euro.

Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë, 1 181 391 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Gjykata Administrative, Tiranë, 876 688 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga raporti i lindjes, 69 321 lekë.
Kursime, 500 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga kontrata e lidhur me OSBE-në, 1 450 euro.
Të ardhura të bashkëshortes, nga OSBE, 445 euro.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Regional School of public adminis, 980 euro.
Kredi për blerje shtëpie, 4 000 000 lekë. Shlyer.
Hua në vlerën 3 300 000 lekë.
Hua në vlerën 2 500 000 lekë. Pa shlyer 900 000 lekë.
Hua në vlerën 14 000 euro.
Këst i pashlyer për pasurinë e paluajtshme me vlerë, 2 900 euro.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë, 1 156 594 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Gjykata Administrative, Tiranë, 1 066 094 lekë.
Kursime, 550 000 lekë dhe 1800 euro.
Hua në vlerën 3 300 000 lekë. Vijon.
Hua në vlerën 2 500 000 lekë. Pa shlyer 700 000 lekë.
Hua në vlerën 14 000 euro.
Këst i pashlyer për pasurinë e paluajtshme me vlerë, 2 900 euro./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Pasuria “i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancave dëgjimore vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

KPK ka gjetur probleme për katër huadhënie me interes nga ana e Avdiut si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë.

Avdiu e ka konsideruar të pavërtetë raportin e KPK-së dhe e ka quajtur hetimin administrativ të KPK të përciptë dhe të nxituar. Fillimisht u ndal në përllogaritjen e shpenzimeve të Komisionit për periudhën 1994-2002. Avdiu ka këmbëngulur  se ishte e padrejtë që shpenzimet janë konsideruar në vlerën 66% të të ardhurave.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 15 janar 2021

LEXO EDHE:  Kaosi në drejtësi/ Shtyhet ngritja e institucioneve të reja

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan./CNA.al

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Albert Murçaj.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Relatorja Çiftja sqaroi se nuk janë gjetur pobleme në deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Komisioni konstaton se prokurori Murçaj kishte pasur burime edhe për krijimin e gjendjes cash. Por është konstatuar mospërputhje midis vlerës së pasqyruar në deklaratën veting në shumën 750 mijë lekë dhe cash-it në fund të vitit 2016 në vlerën 1 milion e 230 mijë lekë.

Prokurori Murçaj deklaroi se mospërputhja e gjendjes cash kishte ardhur si pasojë e një lapsusi nga ana e tij. Ai shtoi se është evidentuar shtesa, por nuk është shënuar tek gjendja cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për shtëpinë e prindërve në Shkodër që përdoret nga subjekti i rivlerësimit.

LEXO EDHE:  Kaosi në drejtësi/ Shtyhet ngritja e institucioneve të reja

LEXO EDHE:  Festa e mësuesve/ Grida Duma: Meritojnë respekt, janë familje e dytë për nxënësit

Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj rezultonte me balancë pozitive në të gjithë vitet.
Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit Vlorë/ Komisioneri Publik apelon vendimin

Publikuar

-

Nga

KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit Vlorë/ Komisioneri Publik apelon vendimin

Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, në datën 1 mars 2021 konfirmoi në detyrë gjyqtaren e  Gjykatës së Apelit Vlorë, Iliba Bezati.

Dy raporte negative nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar u përmbysën nga Komisioni gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar me 24 shkurt.

Sipas ILDKPKI, Bezati kishte bërë deklarim të pasaktë, nuk kishte burime të ligjshme të pasurisë, kishte fshehje pasurie, kishte bërë deklarim të rremë dhe bashkëshorti ishte në kushte të konfliktit të interesit.

KPK rrëzoi gjatë relatimit pjesën dërrmuese të këtyre gjetjeve, ndërsa vuri në dukje vetëm pasaktësi në deklarimet vjetore, bilance negative prej rreth 600 mijë lekësh dhe mosdeklarimin e një trualli të trashëguar nga bashkëshorti.

Por pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi nga Komisioneri Publik, i cili ka ankimuar në KPA vendimin e shkallës së parë të vettingut.

Njoftimi i plotë i Komisionerit Publik:

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Iliba Bezati, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Komisioneri Publik konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, pasi të ketë kryer vetë Kolegji një hetim dhe vlerësim të plotë të rezultateve të hetimit administrativ për subjektin e rivlerësimit, të vendosë, në mënyrë alternative, lënien në fuqi të vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose ndryshimin e tij.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: