Connect with Us

A kanë lidhje operacionet kirurgjikale çezariane me Jul Çezarin?

Blog

A kanë lidhje operacionet kirurgjikale çezariane me Jul Çezarin?

Publikuar

-

Operacionet kirurgjikale çezariane, kanë qenë një pjesë e kulturës njerëzore që prej kohërave antike. Ky operacion, që karakterizohet nga lindja e një foshnje përmes barkut të nënës, përmendet në folklorin e lashtë hindu, egjiptian, grek, romak, por dhe në folklorin tjetër evropian.

Por nga e ka origjinën ky term? Një teori e njohur është se termi “çezarian”, rrjedh nga lindja përmes këtij operacioni kirurgjikal i udhëheqësit të famshëm romak Jul Çezarit. Edhe pse origjina e saktë e kësaj teorie mbetet e panjohur, studiuesit thonë se ky term ndoshta nuk është emëruar sipas vetë sundimtarit të famshëm.

Origjina antike

Një enciklopedi historike bizantino-greke e shekullit të X-të e quajtur Suda, është një nga të dhënat më të hershme që thotë se prerja çezariane u emërtua në fakt sipas vetë Jul Çezarit. Aty thuhet:“Kur nëna e tij vdiq në muajin e nëntë, ata e hapën, nxorën jashtë foshnjen dhe e quajtën kështu; pasi në gjuhën romake vetë lloji i prerjes quhet “Çezar”.

Sidoqoftë, gjasat që kjo teori të jetë e vërtetë janë të pakta. Gjatë kohës së lindjes së Çezarit në vitin 100 Para Krishtit, prerjet çezariane kryheshin vetëm kur nëna kishte vdekur ose vdiste si një përpjekje për të shpëtuar jetën e fëmijës. Pavarësisht kësaj, nëna e Çezarit, Aurelia, vlerësohet se ka jetuar gjatë pushtimit të Britanisë me djalin e saj, duke e bërë
kësisoj shumë të vështirë që ai të kishte lindur përmes kësaj procedure.
Jo vetëm kaq, por praktika e nxjerrjes së foshnjes nga nëna e saj, ishte pjesë e një ligji të vendosur para lindjes së Çezarit. Kështu, edhe nëse Çezari kishte lindur përmes prerjes çezariane,ai padyshim nuk ishte i pari.

LEXO EDHE:  Tramp gaboi, por SHBA nuk mund të tolerojë as korrupsionin e familjes Bajden

Më shumë se sa një Çezar

Nëse historia e origjinës së këtij termi është e gabuar, pse ky lloj operacioni lidhet ende sot me Jul Çezarin? Përgjigjja qëndron në origjinën e emrit “Çezar”, që vjen nga fjala latine për të prerë, ose caedere.
Autori romak Plini Plaku, hulumtoi origjinën e prerjeve çezariane në librin e tij “Historia Naturalis”. Ai sugjeron aty se Jul Çezari e mori emrin sipas një paraardhësi që lindi përmes operacionit çezarian. Por me kalimin e kohës, ky përfundim mund të jetë keqinterpretuar. Plini u referohej qartësisht paraardhësve të Jul Cezarit, megjithëse sot shumë besojnë se procedura i referohet vetë perandorit të njohur.

Operacionet çezariane sot

Për shekuj me radhë, lindja përmes prerjes çezariane, mbeti një procedurë e rrezikshme. Gjatë gjysmës së parë të shekullit XX-të, kjo lloj lindje përfundonte thuajse gjithmonë me vdekjen e nënës nga infeksionet apo hemoragjia.
Sot, mjekësia moderne dhe teknikat e përparuara kirurgjikale, i kanë reduktuar shumë ngjarje të tilla tragjike. Prerjet çezarian janë në rritje, dhe kryhen shpesh si një alternativë ndaj lindjes natyrale. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, numri i lindjeve me operacion çezarian ishte 31.9 për qind, ose 1.208.176 e lindjeve në vitin 2018. Pra, edhe nëse emri i procedurës nuk ka lidhje me vetë udhëheqësin romak, ajo do të vazhdojë që të jetë pjesë e praktikës moderne mjekësore – ashtu siç ishte edhe para se të lindte Jul Çezari./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.discovermagazine.com/health/are-cesarean-sections-named-after-julius-caesar

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Çfarë duhet të bëjmë kundër oligarkisë dhe oligarkëve

Publikuar

-

Nga

Nga Angelo Codevilla “The American Greatness”

Çfarë po bëjnë qindra korporatat më të mëdha të Amerikës, teksa e nxitin publikun të heqë dorë nga kërkesa e identifikimit gjatë votimit? Çfarë janë duke bërë Twitter, Facebook, etj, kur i ndalojnë njerëzit të shpërndajnë fakte, që janë të papërshtatshme për politikën qeveritare ose (dhe) Partinë Demokratike?

Çfarë bënë në fakt bankat kur i dorëzuan FBI- së regjistrat me emra e personave, që kishin udhëtuar rastësisht drejt Uashingtonit më 6 janar 2021? Por të gjitha ato dyqane të mëdha me pakicë, të cilat qeveria i etiketoi si “thelbësore”, dhe që lulëzuan nën masat bllokuese, çfarë janë duke bërë kur vazhdojnë t’ju kërkojnë të mbani maska në ambientet e tyre, edhe pse jeni vaksinuar?

Çfarë po bëjnë kolegjet dhe universitetet, por edhe gjimnazet, që i privojnë nga mundësitë të rinjtë që nuk përshtaten me profilet e tyre? Dhe çfarë bëjnë të gjithë ata kur hedhin poshtë ankesat, se po shkelin të drejtat tuaja Kushtetuese, duke ju thënë se po ushtrojnë të drejtat e tyre private?

A janë ata thjesht ata duke e mbështetur qeverinë apo posaçërisht Partinë Demokratike? Çfarë po bën administrata Bajden kur betohet se nuk ka asnjë interes specifik për “pasaportat e vaksinave” për të disiplinuar qasjen e njerëzve të zakonshëm në udhëtime, karriera, etj, por nga ana tjetër po punon me linjat ajrore, teatrot, kompanitë e mëdha dhe universitetet për t’i ndihmuar ata të imponojnë përdorimin e pasaportave të tilla?

A është qeveria – në praktikë, partia politike që e kontrollon qeverinë – në shërbim të korporatave, apo korporatat janë në shërbim të partisë? A po ndikojnë kompanitë farmaceutike tek këshillat që “rekomandojnë” Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në lidhje me kufizimet në kuadër të pandemisë? A ndikojnë ato tek Partia Demokratike, apo është e kundërta? Kush drejton kë?

Të kuptuarit e asaj që po ndodh në Amerikë, fillon me shpërfilljen e pyetjeve të tilla si “idiotësira”. Në vend të kësaj, fokusohuni tek fakti se ata që na sundojnë mbi të gjitha këto çështje, janë në thelb të njëjtët njerëz. Nëse institucionet që ata kontrollojnë janë publike apo private nën sistemin tonë Kushtetues, kjo nuk ka më rëndësi. Këta persona janë përgjegjës për zbehjen e madhe të të gjitha të lirive, dukuri që i kemi përjetuar që prej të paktën vitit 2016, dhe sidomos që nga viti 2020.
Po çfarë është një oligarki?Aristoteli vuri re se qeveritë drejtohen nga një person, nga disa, ose nga shumë, dhe pavarësisht nga sa njerëz sundojnë, ato e bëjnë këtë ose për interesin e përgjithshëm ose për interesin e tyre.

Republika Amerikane u themelua në vitet 1776-1789 nga populli në përgjithësi, për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm. Por gjatë shekullit të kaluar, një grup gjithnjë e më homogjen njerëzish që drejtonte institucionet e republikës, e rrëmbeu pushtetin nga duart e përfaqësuesve të zgjedhur në të gjitha nivelet, duke qeverisur më shumë për interesin e tij, sesa atë të popullatës së përgjithshme.
Në Amerikën e shekullit XXI, kjo oligarki e ka zhdukur dallimin midis fuqive publike dhe private, duke e zëvendësuar atë me dallimin midis atyre që janë dhe atyre që nuk janë pjesë e klasës sunduese.

LEXO EDHE:  Protestuesit nuk përmbahen/ Thyejnë derën e Muzeut Kombëtar, hyjnë në ministrinë e Financave dhe selinë e PS

LEXO EDHE:  Protesta kundër maskës/ Goxhaj: Vendimi i qeverisë është vrasje, këtu merr fund…

Privatizimi i pushtetit publik, është thelbi i oligarkisë.

Për shkak se qeveria është nga klasa sunduese në pakicë, dhe është për interesin e saj, oligarkët mund të përdorin fuqitë shtrënguese të qeverisë pa kufizime ligjore, a thua sikur të merreshin me punët e tyre private. Ata që jetojnë nën oligarki nuk janë qytetarë – pasi oligarkia e vlerëson vetveten, vendos vetë, brenda vetes së saj, dhe sepse ajo është e angazhuar mbi të gjitha për të mohuar aftësinë e njerëzve për të qeverisur vetë.

Amerikanët po përpiqen që të kuptojnë se çfarë po ndodh, pasi e konsiderojmë ende veten si qytetarë, dhe e imagjinojmë se ata që drejtojnë institucionet tona republikane i respektojnë ende në një farë mase.
Ne shohim persona, të cilët klasa sunduese i favorizon në kryerjen e krimeve pa u ndëshkuar, dhe ndërkohë ne po ankohemi për “një sistem drejtësie me dy nivele”. Dhe ky nuk është thjesht korrupsion. Ky është vetë regjimi i ri. Gjëra të tilla nuk janë devijime nga ligjshmëria e republikës. Ato janë pohimi i realitetit oligarkik. Kjo është drejtësia oligarkike, normaliteti oligarkik.

Republika ishte dje. Oligarkia është sot. E çfarë duhet të bëjë në këto kushte një ish-qytetar?
Së pari, të ndalojë së shtiruri. Dhe të fillojë të refuzojë – me zemër dhe mendje – autoritetin e oligarkëve, që tani po kontrollojnë ato që ishin dikur institucionet tona republikane. Qytetaria është e mundur të ekzistojë vetëm kur individët bashkohen nën udhëheqësit e zgjedhur prej tyre për të arritur qëllimet e përbashkëta, pozitive apo negative qofshin./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://amgreatness.com/2021/05/03/oligarchy-and-remedies

LEXO TE PLOTE

Blog

Vendeve të varfra u duhen miliarda dollarë ndihmë për të shmangur katastrofën e Covid-19

Publikuar

-

Nga

Nga Robin McKie, Ashley Kirk, Michael Safi, Hannah Ellis-Petersen, Jason Burke & Michael Savage “The Guardian”

Udhëheqësit botërorë janë paralajmëruar jo pak herë muajt e fundit, se nëse nuk veprojnë me një urgjencë ekstreme, pandemia e Covid-19 do t’i mbingarkojë shërbimet shëndetësore në shumë vende të Amerikës së Jugut, Azisë dhe Afrikës gjatë javëve të ardhshme.

Shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit botëror, thonë se vetëm miliarda dollarë ndihma, dhe eksportet masive të vaksinave anti-Covid mund të parandalojnë një katastrofë humanitare që po përhapet tani me shpejtësi në të gjithë planetin. Ata druhen se skenat e tmerrshme që po shohim sot në Indi – ku njerëzit po vdesin nëpër korridoret e spitaleve, në rrugë dhe në shtëpitë e tyre, ndërsa parkingjet e makinave janë duke u kthyer në krematoriume ku digjen kufomat – mund të përsëriten në shumë vendet të tjera që janë ekonomikisht të brishta.

Fatet e këtyre vende kontrastojnë dukshëm me ato të vendeve që janë aktualisht të mirë-vaksinuara si Britania e Madhe dhe SHBA-ja, ku po hiqen bllokimet. Në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Boris Xhonson po kritikohet ashpër nga media dhe jo vetëm për shkak të vendimit të tij të fundit për të pezulluar ndihmën jashtë vendit gjatë kohës së pandemisë.

Kjo lëvizje vetëm sa e ka thelluar fatkeqësinë që po përfshin vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Shkalla e rritjes së vdekjeve në Indi, po thyen rekord pas rekordi sa i përket numrit global të viktimave nga Covid-19 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ekspertët thonë se tani mund të jemi në fillim të një zhvendosjeje afatgjatë drejt një përqendrimi më të madh të vdekjeve nga virusi në Hemisferën Jugore, teksa vendet e pasura po vazhdojnë me shpejtësi fushatat e tyre të vaksinimit për të dalë sa më parë nga kriza.

Gati 1 në 3 (30.7 për qind) vdekje të regjistruara nga Covid-19 tani në gjithë botën, po ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të ulët. Ndërkohë, vetëm një muaj më parë ato përbënin vetëm 9.3 për qind të vdekjeve globale nga koronavirusi. Por India nuk është vendi i vetëm ku gjërat kanë marrë një kthesë dramatike. Nivele të larta vdekjesh nga Covid-19, po vërehen aktualisht në vende si Kenia (ku vdekshmëria është rritur me 674 për qind që nga fundi i janarit), Xhibuti (550 për qind) dhe Bangladeshi (489 për qind),duke kontribuar në përqindjen më të lartë të vdekshmërisë së regjistruar nga Covid-19 në Hemisferën Jugore që nga shfaqja e koronavirusi të ri në dhjetorin e vitit 2019.

Si organizator dhe mikpritës i samitit tëG7 që pritet të mbahet muajin tjetër në Londër, Xhonson gjendet tani nën njënjë presion të fortë për të siguruar paketa financiare shpëtimi, vaksina dhe ilaçe që mund të dërgohen nga vendet e pasura tek ato të varfra për të ndalur normën në rritje të vdekjeve nga Covid-19 në këto vende.

Të shtunën e shkuar, drejtori i organizatës “Wellcome Trust”, Xheremi Farrar, u kërkoi udhëheqësve botërorë të siguronin me urgjencë doza vaksinash për vendet më të prekura aktualisht nga pandemia. “Në rast se nuk arrijmë që të ulim transmetimin e virusit globalisht në këtë moment kritik, bota jonë do të bëhet edhe më e pabarabartë, më e copëtuar dhe shumë më e rrezikshme, pikërisht në kohën kur ne duhet të bashkohemi për të adresuar sfidat e përbashkëta të shekullit XXI- tha ai.

LEXO EDHE:  Tjetër përplasje me protestuesit/ Policia shpërndan turmën në ish-Bllok

LEXO EDHE:  Diell dhe rritje temperaturash/ Parashikimi i motit për sot

Kjo deklaratë u mbështet nga ish-kryeministri britanik Gordon Braun. “Ne rrezikojmë të kemi një botë të ndarë plotësisht, ku gjysma vaksinohet dhe gjysma jo. Pra,jeta dhe vdekja. Nëse nuk e ndërmarrim këtë veprim dhe nuk e bëjmë atë urgjentisht, sëmundja do të përhapet. Do të pësojë mutacione. Dhe do të rikthehet në vendet e pasura, ashtu si dhe në vendet e varfra”– u shpreh ai për The Guardian.

Këto paralajmërime erdhën pasi u zbulua se Amerika e Jugut, shtëpia e 5.5 për qind të popullsisë së botës, ka pësuar 32 për qind e të gjitha vdekjeve të raportuara nga Covid-19. “Ajo që po ndodh është një katastrofë”- tha Ministrja e Shëndetësisë së Argjentinës, Karla Vicoti.

Ndërkohë, ekspertët e shëndetit në Afrikë, paralajmëruan se kriza në Indi do të përsëritet së shpejti në të gjithë kontinentin e tyre. “Ne nuk kemi mjaftueshëm punonjës të kujdesit shëndetësor, dhe as mjaftueshëm oksigjen”- paralajmëroi Xhon Nkengasong, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për Afrikën.

Vdekjet janë shtuar më së shumti muajt e fundit në brezin e vendeve me të ardhura të mesme dhe të ulëta, 400 për qind sipas analizës së të dhënave javore. Shifrat në disa prej këtyre vendeve ka të ngjarë të jenë më të këqija sesa ato që raportohen zyrtarisht, për shkak të sistemeve më pak të zhvilluara të mbikëqyrjes shëndetësore, thotë Krutika Kuppalli, asistent/profesore e sëmundjeve infektive në Universitetin Mjekësor të Karolinës së Jugut.

“Disa nga këto vende kanë burime dhe kapacitete të kufizuara për të testuar dhe raportuar. Prandaj ka pasur gjithmonë skepticizëm në lidhje me pretendimin se vendet në Hemisferën Jugore nuk janë dhe aq të goditura nga pandemia”- thotë ajo.
Në Indi, disa ekspertë kanë akuzuar autoritetet për mos-raportimin e shumë rasteve. Matematikani Murad Banaji, që e ka modeluar trajektoren e pandemisë së Covid-19 në Indi, tha se numri i të vdekurve në vend ishte ndoshta të paktën 3 herë më i lartë se sa shifrat zyrtare.

Për shembull, Banaji ka zbuluar se në Bombei, për çdo vdekje të regjistruar nga Covid-19 kishte një vdekje më shumë që nuk ishte shënuar se ishte shkaktuar nga koronavirusi. “Jo të gjitha këto vdekje më shumë mund të kenë qenë nga Covid-19. Por nga ato që mund të mbledhim nga të dhënat dhe studimet ndërkombëtare, ka shumë të ngjarë të ishin prej koronavirusit”– shpjegon Banaji.

Shkalla e krizës globale në rritje u theksua edhe nga David Nabarro, profesor i shëndetit global në Kolegjin Mbretëror të Londrës, njëherazi i dërguari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Covid-19.

“Është një turp që 1miliardë doza vaksine i janë dhënë në shumicë vetëm vendeve të pasura. Kjo shpërndarje e pabarabartë do të ndikojë direkt tek humbjet e jetëve në vendet ku vaksina nuk është e disponueshme”- thotë ai./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.theguardian.com/world/2021/may/01/two-pandemics-as-we-ease-up-virus-sweeps-the-worlds-poor

LEXO TE PLOTE

Blog

A do të pësojë Emanuel Makron fatin e Napoleon Bonapartit?

Publikuar

-

Nga

Nga Simon Tisdall “The Guardian”

Lajmi i vdekjes së Napoleon Bonapartit në mërgim në ishullin e Shën Helenës 200 vjet
më parë, nuk arriti në Londër deri në korrikun e vitit 1821. Por shtypi i kohës reagoi shpejt. “Në këtë mënyrë përfundoi jeta e njeriut më të jashtëzakonshëm që ka njohur bota deri më sot”-deklaroi Times.
Perandori i rrëzuar i Francës, qëmori pushtetin përmes një grushti shteti në vitin 1799, dhe qëu mund përfundimisht në Vaterlo në vitin 1815, ishte një “shkatërrues i të drejtave të kombeve… që zhduku liritë demokratike në Francë, dhe që nuk kishte asnjë respekt për nënshtetasit e tij, përveçse për dashurinë e tyre ndaj lavdisë ushtarake”- shkroi më tej gazeta.

Megjithatë, atëherë ashtu si edhe tani, vetë francezët ishin në mëdyshje se si duhej ta trajtonin ish-udhëheqësin e tyre.

“Një ushtarak që vetëm me forcën e gjenialietit të tij… i jep qetësi një shoqërie të trazuar dhe i dikton sovranit ligjet e tij, i shfaqet botës si një person i jashtëzakonshëm”-shkruante një gazetë pariziene e kohës. Napoleoni vazhdon qëtë përçajë opinionin publik.

“Ciklopi i Korsikës”, siç e quante armiku i tij kryesor, Duka i Uellingtonit, u adhurua nga romantikët britanikë anti-establishment si Bajroni dhe Shelli. Viktor Hugo dhe i riu Benxhamin Dizraeli, adhuruan idealin e “heroit të palodhur, fati i të cilit ishte shkruar”.
Për shumë vite, fansat në të dy anët e Atlantikut e mohuan që ai të kishte vdekur vërtet. Ata prisnin një rikthim të lavdishëm. Për anglofobët në Amerikën post-koloniale, “dekreti i ashpër” i Britanisë për të dëbuar nga vendi i tij “këtë rob të iluminuar”drejt një ishulli të largët ishte po aq i gabuar sa pushtimi i Rusisë nga Napoleoni.

Në vitin 2002, ish-kryeminstri francez Dominik dë Vilpë, e lavdëroi Napoleonin, duke
e cilësuar atë një Aleksandri të Madh të kohëve moderne që ilustroi më së miri“frymën e rezistencës” franceze të rimishëruar më vonë në një tjetër udhëheqës ushtarak totemik, gjeneral Sharl de Gol.
Vilpë tha se Napoleoni ushqen ende “ëndrrën franceze … idenë që kemi për veten tonë:një shtet autoritar, përbuzjen për partitë dhe kompromisin, shijen e përbashkët për veprim, maninë për madhështinë e Francës… dhe dinjitetin në humbje”.

Ky version i veçantë konservativ i Francës dhe frëngjishtes, rezonon qartazi me banorin e sotëm të Pallatit Elize. Sot shpeshherë bëhen krahasime tallëse midis energjikut Emanuel Makron dhe kërkuesit më të njohur në botë të “la gloire” (lavdisë). Në aspektin politik, si Makron ashtu edhe Bonaparti dikur u ngjitën në krye nga askundi.

Megjithatë, ndërsa Makron nuk është një tiran, pavarësisht asaj që thonë kritikët, tek ai ka diçka vërtet napoleonike tek mënyra se si ai e sheh rolin e vendit të tij në botë. Duke iu drejtuar me një fjalim Kolegjit të Luftës në Paris vitin e kaluar, ai paraqiti një vizion të gjerë të “Francës globale”, duke i bërë një jehonë të veçantë të së kaluarës, dhe debatit mbi Brexit.

Makron tha se qëllimi i tij është “sovraniteti i vërtetë francez”. Politikat e mbrojtjes dhe të jashtme të vendit, duhet të “na mundësojnë të zotërojmë vetë fatin tonë”. Por ky objektiv
nuk është“absolutisht i papajtueshëm me dëshirën tonë për të zhvilluar aftësitë evropiane”.
“Sa herë që përballemi me sfida historike, reagimi ynë duhet të jetë i njëjtë:ambicie dhe një guximi i ripërtërirë… Rregullimi i rendit botëror për paqen e mëtejshme, është kursi që duhet të ndjekim, dhe Franca dhe Evropa kanë një rol historik për të luajtur në këtë aspekt”.

Napoleoni do ta duartrokiste fort këtë deklaratë. Makron kërkoi në atë fjalim një “autonomi strategjike” të zgjeruar evropiane. Në një botë që po ndryshon me shpejtësi“stabiliteti në Evropë, kërkon më shumë sesa komoditetin e siguruar nga një konvergjencë transatlantike me SHBA-në”- paralajmëroi ai.
Kjo qasje “Evropa e Para”, që përfshin një ushtri evropiane të veçantë nga ajo e NATO-s“që ka pësuar një vdekje cerebrale”, ka një madhështi që është dukshëm perandorake. Ajo ka bërë që shpesh udhëheqësit gjermanë, trashëgimtarë të prusianëve të lashtë, të mos jenë shumë dakord me të.
Nga ana tjetër, amerikanët e urrejnë këtë qasje. Aktivizmi ndërkombëtar, diplomatik dhe ushtarak i Makron po e mban Francën në lojë, ndërsa Anglia, rivalja e saj më e vjetër, po rrëshqet drejt parëndësisë globale.

LEXO EDHE:  Topalli tregon dramën e shqiptarëve/ Njerëzit kanë frikë nga treshja politike

LEXO EDHE:  “Bashkëpunimi me Berishën shumë i mirë”/ Rrëfehet Topalli: Me Bashën s’kam pasur marrëdhënie

Parisi i ka dërguar forcat e veta ushtarake në Afrikën perëndimore dhe Sahel, Siri, Libi dhe Mesdheun lindor, teksa është duke u përballur me Turqinë neo-otomane. Ndërhyrja e Makron të kujton Toni Blerin e para Luftës së Irakut. Por ndërkohë, ai ka edhe dobësi të mëdha. Për shembull, në dhjetorin e vitit të kaluar, Makron e priti Abdel Fatah Al-Sisi, udhëheqësin autoritar të Egjiptit, duke i dhënë përparësi lidhjeve tregtare dhe mbrojtëse mbi të drejtat e njeriut.

Në Sahel, Makron favorizon diktatorët. Ky është një pragmatizëm cinik. Duke rishikuar një fushëbetejë tjetër të vjetër, Makron është ofruar për një marrëdhënie të re strategjike me regjimin renegat rus të Vladimir Putinit, edhe kur Londra dhe Uashingtoni po sillen me të si dikur gjatë Luftës së Ftohtë.
Ai këmbëngul se Franca është një “fuqi buzë rajonit të Indo-Paqësorit”, dhe Kina nuk guxon që ta injorojë këtë fakt. Strategjia kombëtare e rishikuar e mbrojtjes për këtë vit, nënvizoi pikëpamjen e Makron se Franca dhe Evropa, nuk mund ta lejojnë veten të shtrydhen midis fuqive të mëdha konkurruese.

“Makron beson se konkurrenca e shtuar SHBA-Kinë dhe erozioni i multilateralizmit, kërkon një BE më të fortë. Ai beson gjithashtu se përkundër presidencës së Xho Bajden, tërheqja amerikane nga skena botërore është një prirje afatgjatë”- shkruan analisti francez Zhan-Lup Saman
Një sondazhi i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, sugjeron se edhe publiku bie dakord me këtë gjë. Dy të tretat e të anketuarve, bien dakord që Evropa duhet të shohë ndërtimin e aftësive të veta mbrojtëse,në vend që të mbështetet vetëm tek SHBA-ja. Në Francë, kjo shifër ishte deri në 70 për qind.

Çuditërisht, pas Brexit edhe në Britani ajo arriti në 74 për qind. Megjithatë, pavarësisht fokusit të tij ndaj madhështinë globale, shpresat e rizgjedhjes së Makron si president në vitin 2022 janë të lëkundura. Ai gjendet në një rivalitet të fortë me Marin Lë Pen të ekstremit të djathtë.

Pandemia, vështirësitë ekonomike dhe frika nga terrorizmit islamik, po e dëmtojnë shumë. As Napoleoni nuk mund ta ndihmojë domosdoshmërisht në këtë aspekt. Aktivitetet e përvjetorit jubilar të vdekjes së tij, janë lënë në hije nga pretendimet revizioniste se ish-perandori ishte një mizogjinist i paturpshëm që mbështeste skllavërinë dhe që e shkatërroi republikën franceze.

Qasja e dykuptimtë ndaj tij vazhdon ende. Makron u paralajmërua nga disa ushtarakë në pension mbi mundësinë e një grushti shteti nga ushtria,për të shpëtuar Francën nga “lufta civile”. Me pak fjalë, një puç në stilin e Napoleonit.

Qeveria u skandalizua, por një sondazh zbuloi se shumica e njerëzve në vend e mbështesin këtë ide. Grushti i shtetit ishte në fakt një fantazi. Por ai ngre një pikëpyetje:A ka gjasa Makron të ketë të njëjtin fat si paraardhësi i tij i shquar? Kushdo që je, dhe çfarëdolloj gjëje që mund të thuash, nuk mund t’i shpëtosh dot historisë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.theguardian.com/commentisfree/2021/may/02/restless-doomed-hero-is-macron-fated-to-follow-in-napoleons-footsteps 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: