Connect with Us

Me pasuri nga Tropoja në Tiranë/ Gjyqtari që u denoncua për ndërtim të paligjshëm

Vetingu

Me pasuri nga Tropoja në Tiranë/ Gjyqtari që u denoncua për ndërtim të paligjshëm

Publikuar

-

Gjyqtari Artan Hajredinaj që nga viti 2016 po ushtron detyrën në Gjykatën e Lezhës.

Pas transferimit nga Tropoja në Lezhë, gjyqtari Hajredinaj ka shfaqur ambicie për t’u bërë zëvendës-drejtues i Gjykatës, por nuk ka arritur të marrë votat e kolegëve të tij. Para se të emërohej në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë, gjyqtari Hajredinaj është denoncuar në media në lidhje me pasurinë.

Në vitin 2016, ai është denoncuar në televizionin “News24” nga shtetasi S. Tafaj për një ndërtim të paligjshëm. Sipas denoncuesit gjyqtari Hajredinaj kishyte zënë hapësirat publike me një ndërtim pranë Gjykatës së Tropojës.

Por, Hajredinaj, në atë kohë ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij nga denoncuesi. Sipas gjyqtarit çdo pasuri që ai posedon është me dokumente të rregullta dhe se ta gjitha pretendimet janë shpifje.

Për gjyqtarin Hajredinaj hetimet-Vetting kanë nisur në fund të vitit të kaluar dhe në këtë kuadër, CNA.al ka hedhur dritë edhe mbi pasurinë e tij.

Bazuar në të dhënat e ILDKPKI-së, rezulton se gjyqtari Artan Hajredinaj ka prona në Bajram Curri në Tiranë. Bëhet fjalë për patundshmëri por edhe për pasuri të luajtshme si makina. Ai deklaron si burim të ardhurash, pagën e tij, pagën e bashkëshortes si mësuese, të ardhura nga një bar-kafe në emër të bashkëshortes dhe të ardhura nga dhënia me qira e një patundshmërie, që nuk e specifikon.

Në vitin 2008, gjyqtari Artan Hajredinaj deklaron truall 480 m2 me vlerë 500 000 lekë, blerë në vitin 2006, apartament banimi 50 m2 me vlerë 500 000 lekë dhe njësi tregtare 105.8 m2 në Bajram Curr me vlerë 1 600 000 lekë.

Po në të njëjtin vit ai deklaron se ka blerë një apartament me sipërfaqe 113.14 m2 në Tiranë, me vlerë 70 000 euro, për të cilën ka paguar shumën 65 000 euro. Pas tre vitesh dhe konretisht në vitin 2011 ai deklaron se ka shitur apartamentin 59 m2 në Bajram Curr për 1 500 000 lekë.

Në vitin 2016, gjyqtari ka dhuruar (nuk e thotë se kujt), pasuritë 21 m2 dhe 42 m2 si dhe ka shitur 480 m2 truall dhe dy njësi 35.30 m2 e 399.5 m2 në shumat 65 000 euro, 10 678 euro dhe120 855 euro. Ndërsa në vitin 2018, gjyqtari e ka shtuar pasurinë me një patundshmëri me sipërfaqe 80.60 m2 në Bajram Curri, fituar me kontratë dhurimi. Gjithashtu ka blerë automjet Audi me vlerë 600 000 lekë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Artan Hajredinaj.

Viti 2008 (Deklarata fillestare)
Truall 480 m2 në Bajram Curr me vlerë 500 000 lekë, blerë në vitin 2006.
Ap banimi 50 m2 në Bajram Curr me vlerë 500 000 lekë.
Njësi tregtare 105.8 m2 në Bajram Curr me vlerë 1 600 000 lekë.
Depozitë e përbashkët me vëllain, 500 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tropojë, 496 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si noter përgjatë viteve 2001-2007, në shumën 6 000 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e ap në Bajram Curr me vlerë 3 300 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e tokës në Bajram Curr, me vlerë 12 392 800 lekë.
Blerë ap me sip 113.14 m2 në Tiranë, me vlerë 70 000 euro. Paguar shuma 65 000 euro mbetur pa paguar edhe 5 000 euro.
Kredi për blerje ap, në shumën 40 000 euro. Pa shlyer 39 000 euro.

Viti 2008 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tropojë, 1 040 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 300 000 lekë.
Kredi për blerje ap, në shumën 40 000 euro. Shlyer 3 960 euro.
Kredi marrë nga bashkëshortja në shumën 900 000 lekë. Shlyer 220 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tropojë, 1 200 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 450 000 lekë.
Pensioni i nënës, 84 000 lekë.
Kredi për blerje ap, në shumën 40 000 euro. Shlyer 3 960 euro.

LEXO EDHE:  Kriza ekonomike do ta rrëzojë diktatorin bjellorus Aleksandër Llukashenko

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tropojë, 960 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 480 000 lekë.
Kredi për blerje ap, në shumën 40 000 euro. Shlyer 4 000 euro.

Viti 2011
Shitur ap 59 m2 në Bajram Curr, 1 500 000 lekë.
Shtuar gjendja kesh me 1 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tropojë, 850 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 400 000 lekë.
Kredi për blerje ap, në shumën 40 000 euro. Shlyer 4 080 euro.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tropojë, 850 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 400 000 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat, 300 000 lekë.
Kredi për blerje ap, në shumën 40 000 euro. Pa shlyer 29 032 euro.

Viti 2013
Shtuar gjendja kesh në banesë
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tropojë, 1 100 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 560 000 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat bar-kafe i bashkëshortes, 400 000 lekë.
Kredi për blerje ap, në shumën 40 000 euro. Pa shlyer 27 724 euro.

Viti 2014
Dhënë me qira pasuri të paluajtshme në Tiranë, 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tropojë, 1 358 747 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 528 000 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat bar-kafe i bashkëshortes, 300 000 lekë.
Kredi për blerje ap, në shumën 40 000 euro. Pa shlyer 27 355 euro.

Viti 2015
Dhënë me qira pasuri të paluajtshme në Tiranë, 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tropojë, 1 442 601 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 528 000 lekë.
Kredi për blerje ap, në shumën 40 000 euro. Pa shlyer 24 907 euro.

Viti 2016
Llogari bankare në shumat 4 GBP, 284 euro dhe 90 055 dollarë.
Dhuruar (nuk e thotë se kujt), pasurinë 21 m2 dhe 42 m2.
Shitur 480 m2 truall dhe njësi 35.30 m2 në shumat 65 000 euro dhe 10 678 euro.
Shitur njësi 399.5 m2 me vlerë 120 855 euro.
Blerë Volsvagen Passat me vlerë 820 000 lekë.
Gjendje kesh në banesë 10 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si kryetar i Gjykatës së Tropojës dhe si gjyqtar në Lezhë, 1 427 853 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 517 370 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e pronës, 150 000 lekë.
Kredi për blerje ap, në shumën 40 000 euro. Pa shlyer 23 381 euro.

Viti 2017
Llogari bankare në shumat 4 GBP, 272 35 euro dhe 937 lekë.
Automjet Volsvagen Passat me vlerë 820 000 lekë.
Gjendje kesh në banesë 7 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Lezhë, 1 238 371 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 395 201 lekë.
Kredi për blerje ap, në shumën 40 000 euro. Pa shlyer 21 763 euro.

Viti 2018
Shtuar pasuria me sip 80.60 m2 në Bajram Curri, fituar me kontratë dhurimi.
Blerë automjet Audi me vlerë 600 000 lekë.
Pakësuar gjendja kesh në banesë, 3 000 euro.
Llogari bankare në shumat 239 euro, 80 039 dollarë dhe 99 770 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Lezhë, 1 205 846 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si mësuese, 139 680 lekë.
Kredi për blerje ap, në shumën 40 000 euro. Pa shlyer 20 053 euro.
Llogari bankare e bashkëshortes, 59 683 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Pasuria “i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancave dëgjimore vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

KPK ka gjetur probleme për katër huadhënie me interes nga ana e Avdiut si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë.

Avdiu e ka konsideruar të pavërtetë raportin e KPK-së dhe e ka quajtur hetimin administrativ të KPK të përciptë dhe të nxituar. Fillimisht u ndal në përllogaritjen e shpenzimeve të Komisionit për periudhën 1994-2002. Avdiu ka këmbëngulur  se ishte e padrejtë që shpenzimet janë konsideruar në vlerën 66% të të ardhurave.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

LEXO EDHE:  Histori/Cila është origjina e Kreshmës (agjërimit)?

LEXO EDHE:  Kriza ekonomike do ta rrëzojë diktatorin bjellorus Aleksandër Llukashenko

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan./CNA.al

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Albert Murçaj.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Relatorja Çiftja sqaroi se nuk janë gjetur pobleme në deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Komisioni konstaton se prokurori Murçaj kishte pasur burime edhe për krijimin e gjendjes cash. Por është konstatuar mospërputhje midis vlerës së pasqyruar në deklaratën veting në shumën 750 mijë lekë dhe cash-it në fund të vitit 2016 në vlerën 1 milion e 230 mijë lekë.

Prokurori Murçaj deklaroi se mospërputhja e gjendjes cash kishte ardhur si pasojë e një lapsusi nga ana e tij. Ai shtoi se është evidentuar shtesa, por nuk është shënuar tek gjendja cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për shtëpinë e prindërve në Shkodër që përdoret nga subjekti i rivlerësimit.

LEXO EDHE:  Histori/Cila është origjina e Kreshmës (agjërimit)?

LEXO EDHE:  Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Metës/ Merr në shqyrtim Teatrin Kombëtar

Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj rezultonte me balancë pozitive në të gjithë vitet.
Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit Vlorë/ Komisioneri Publik apelon vendimin

Publikuar

-

Nga

KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit Vlorë/ Komisioneri Publik apelon vendimin

Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, në datën 1 mars 2021 konfirmoi në detyrë gjyqtaren e  Gjykatës së Apelit Vlorë, Iliba Bezati.

Dy raporte negative nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar u përmbysën nga Komisioni gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar me 24 shkurt.

Sipas ILDKPKI, Bezati kishte bërë deklarim të pasaktë, nuk kishte burime të ligjshme të pasurisë, kishte fshehje pasurie, kishte bërë deklarim të rremë dhe bashkëshorti ishte në kushte të konfliktit të interesit.

KPK rrëzoi gjatë relatimit pjesën dërrmuese të këtyre gjetjeve, ndërsa vuri në dukje vetëm pasaktësi në deklarimet vjetore, bilance negative prej rreth 600 mijë lekësh dhe mosdeklarimin e një trualli të trashëguar nga bashkëshorti.

Por pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi nga Komisioneri Publik, i cili ka ankimuar në KPA vendimin e shkallës së parë të vettingut.

Njoftimi i plotë i Komisionerit Publik:

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Iliba Bezati, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Komisioneri Publik konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, pasi të ketë kryer vetë Kolegji një hetim dhe vlerësim të plotë të rezultateve të hetimit administrativ për subjektin e rivlerësimit, të vendosë, në mënyrë alternative, lënien në fuqi të vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose ndryshimin e tij.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: